Ndërlidhjet

logo-print

AAK, VV, Nisma: Të zbatohet rezoluta për migrimin


Ilustrim

Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët, lidhur me "shpërnguljen masive të qytetarëve të Kosovës", ku është kërkuar implementimi i menjëhershëm i rezolutës së votuar në Kuvendin e Kosovës.

"Konsiderojmë se gjendja e rëndë ekonomike në vend, shkalla e lartë e papunësisë dhe shkalla e lartë e varfërisë në periudhën e pasluftës në Kosovë, janë pasojë e qeverisjes së keqe të vendit, keqmenaxhimit të parasë publike, dështimit të procesit të privatizimit, komprometimit të këtij procesi, korrupsionit, krimit të organizuar në ekonomi të lidhur me qeveritarët, mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, konkurrencës jolojale ose mungesës së lirisë së tregut për subjektet ekonomike që nuk flirtojnë me pushtetin", thuhet në deklaratën e përbashkët të tri partive.

Sipas saj, zhvillimi ekonomik i mbështetur në resurset disponuese, në rritjen e prodhimit dhe në një qeverisje të mirëfilltë, krijon bazën materiale për punësim, prosperitet dhe eliminim të varfërisë.

"Në këtë mënyrë, qytetarit i krijohen kushtet për jetë të dinjitetshme në familjen e vet, në vendin e vet", thuhet në deklaratë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë këtë javë, duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që të parandalojë migrimin e paligjshëm.

XS
SM
MD
LG