Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani i ka gati gjykatat ushtarake


Pakistan

Pakistan

Gjykatat ushtarake të Pakistanit janë të gatshme të nisin gjykimin e rreth 10,000 të dyshuarve për terrorizëm.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Asim Bajwa, ka thënë se 12 rastet e para do të dëgjohen javën e ardhshme.

Qeveria ka krijuar gjykatat ushtarake pas sulmit të 16 dhjetorit në një shkollë të Peshauarit, i cili ka lënë të vdekur rreth 150 persona, gati të gjithë nga ta fëmijë.

Mediat pakistaneze kanë raportuar ditëve të fundit se mbi 10,600 persona janë arrestuar nën akuza të ndryshme që lidhen me terrorizëm qysh më 24 dhjetor të vitit 2014, kur edhe ka nisur Plani Kombëtar i Veprimit.

XS
SM
MD
LG