Ndërlidhjet

Japonia i konfiskon pasaportën gazetarit


Siri
Siri

Autoritetet në Japoni i kanë konfiskuar pasaportën një gazetari që ka planifikuar të udhëtojë për në Siri.

Është thënë se ky hap ka qenë i nevojshëm për të mbrojtur jetën e gazetarit Yuichi Sugimoto.

Fotografi, 59 vjeç, i cili ka planifikuar të hyjë në Siri më 27 shkurt, ka thënë se ky veprim është kërcënim për për lirinë e shtypit.

Dy pengje japoneze janë vrarë nga militantët e Shtetit Islamik në Siri, në muajin janar.

Megjithatë, Sugimoto u ka thënë gazetarëve se ai nuk e ka pasur ndërmend të vizitojë zonat që kontrollohen nga grupi ekstremist.

Thuhet se kjo është hera e parë që Qeveria e Japonisë ka ndërmarrë një hap të tillë.

XS
SM
MD
LG