Ndërlidhjet

Ban: T’i kthehet pushteti presidentit të Jemenit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për rikthimin në pushtet të presidentit të Jemenit, Abedrabbo Mansour Hadi, pasi milicia Huthi ka marrë pushtetin.

“Situata është përkeqësuar shumë seriozisht, pasi Huthi-të kanë marrë pushtetin dhe kanë krijuar këtë vakuum qeveritar”, ka thënë Ban, duke iu referuar milicisë shiite, e cila ka shpërbërë Qeverinë dhe Parlamentin në Sana, të premten.

“Duhet të rikthehet legjitimiteti i presidentit Hadi”, u ka thënë Ban gazetarëve, pas bisedimeve me Mbretin Salman në Arabinë Saudite.

Të premten, milicia Huthi ka krijuar një “këshill presidencial”, i cili, sipas saj, do të plotësojë vakuumin e pushtetit dhe do të parandalojë kërcënimin nga Al Kaida, e cila ka prani të madhe në lindje dhe jug të Jemenit.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit, i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, e ka përshkruar aksionin e Huthit si grushtshtet.

XS
SM
MD
LG