Ndërlidhjet

Kritikohet shtyrja e zgjedhjeve në Nigeri


Militantë të Boko Haramit në Nigeri.
Militantë të Boko Haramit në Nigeri.

Opozita në Nigeri ka thënë se vendimi për të shtyrë zgjedhjet presidenciale të 14 shkurtit për gjashtë javë, është “pengesë e madhe për demokracinë”.

Komisioni Zgjedhor ka thënë se ka shtyrë zgjedhjet, për shkak se trupat që duhet të vendosen për të ruajtur qendrat e votimit, janë duke luftuar militantët islamistë të Boko Haramit.

Shtyrja është pritur nga partia në pushtet, por Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ajo është “zhgënjyese”.

Nigeria është duke luftuar Boko Haramin në verilindje të vendit.

Mijëra njerëz kanë vdekur si rezultat i kryengritjes militante në gjashtë vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG