Ndërlidhjet

Sot vazhdon dialogu Kosovë - Serbi


Ilustrim
Ilustrim

Sot në kryeqytetin evropian pritet të vazhdojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për herë të parë, palën kosovare në bisedimet në Bruksel do ta përfaqësoj kryeministri Isa Mustafa.

Në postin e kryeministrit, Mustafa është zgjedhur në dhjetor, ndërsa takime në mes të palës serbe dhe asaj kosovare nuk ka pasur për muaj të tërë.

Dialogu Kosovë - Serbi, figurë të re do ta ketë edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, ndërkohë që palën serbe do të vazhdojë ta përfaqësojë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri më tani bisedimet i ka ndërmjetësuar paraardhsja e Mogherinit, Catherine Ashton, e cila në postin e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së është larguar në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht agjenda e takimit të 9 shkurtit në Bruksel, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se pritet të bisedohet për çështjet e papërfunduara, si dhe për çështje, të cilat kanë qenë aktuale së fundmi.

XS
SM
MD
LG