Ndërlidhjet

Javët e ardhshme nis ofenziva tokësore ndaj IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Koordinatori amerikan i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik, thotë se trupat irakiane do ta fillojnë një ofenzivë tokësore gjatë javës së ardhshme, me qëllim që të rikthehjnë territore të marra nga militantët.

“Në javët e ardhshme kur forcat irakiane do ta nisin betejën në terren për ta marrë përsëri Irakun, koalicioni do t’i siguroj ndihmë të madhë përmes sulmeve nga ajri”, ka thënë gjenerali John Allen për agjencinë jordaneze të lajmeve, Petra.

Deklarata e Allen është bërë në ditën në të cilën Jordania ka njoftuar se i ka kryer 56 sulme ajrore kundër objektivave të IS-it vetëm në tri ditët e fundit, duke shkatërruar qendra të logjistikës, depot e armëve dhe strehimoret e luftëtarëve.

Jordania tha se do të hakmerret ashpër pas djegies për së gjalli të pilotit japonez.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë gjatë një konference të Sigurisë që është mbajtur në fundjavë në Munich, se që nga gushti i vitit të kaluar kur kanë filluar sulmet ndaj IS-it, është rikthyer rreth 20 për qind e territorit që ishte kapur nga militantët.

XS
SM
MD
LG