Ndërlidhjet

Dhunë në stadiumin e Kajros, vriten 22 persona


Ilustrim
Ilustrim

Mediat shtetërore bëjnë me dije se së paku 22 persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme, gjatë përleshjeve në mes të policisë egjiptiane dhe tifozëve të futbollit në stadiumin e Kajros.

Kjo është dhuna e fundit në arenat sportive që nga viti 2012 në Egjipt kur dhjetëra persona kishin vdekur gjatë një ndeshje.

Ndeshja në mes Zamalek dhe Endbi ishte e hapur për publikun, ndryshe nga ndeshjet tjera të cilat janë mbajtur pa praninë e publikut që nga dhuna në stadiumin Port Said,në vitin 2012.

Ministria e Brendshme e Egjiptit pë ndeshjen e djeshme e kishte kufizuar në 10 mijë numrin e pjesëmarrësve dhe biletat janë shitur menjëherë.

Mediat shtetërore njoftuan se vdekjet kanë ndodhur teksa qindra tifozë të ekipit Zamalek, kanë tentuar që të hyjnë në stadium.

Në vitin 2012, 74 persona kishin vdekur dhe qindra ishin plagosur, në dhunën që kishte shpërthyer pas në loje në mes të Al-Ahny dhe Al-Marsy në stadiumin Port Said.

XS
SM
MD
LG