Ndërlidhjet

Kina ekzekuton anëtarët e një bande kriminale


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kinën qendrore ka njoftuar se një ish-manjat i minierave i cili e ka udhëhequr një bandë kriminale për vrasjen e rivalëve, është ekzekutuar së bashku me katër anëtarë të bandës.

Gjykata në provincën Hubei ka njoftuar sot se Liu Han, vëllai i tij dhe tre persona të tjerë, janë ekzekutuar për shkak se ankesat e tyre ishin hedhur poshtë.

Lui kishte qenë udhëheqës i konglomeratit të energjisë Sichuan Hanlong Group në provincën jugperëndimore Sichuan.

Gjykata më parë ka njoftuar se banda e ka monopolizuar biznesin e lojërave në qytetin Sichuan dhe se të njëjtit kanë lidhje të afërta me zyrtarët.

Ai thuhet të ketë qenë i afërt me djalin e madh të shefit të sigurisë së brendshme, Zhou Yongkang.

Yongkang, tashmë pensionist, është kryesori në kuadër të një hetimi që po bëhet në Kinë për korrupsion.

Rasti kundër Liu është më i madhi ndaj një biznesmeni privat që kur presidenti Xi Jinping është zgjedhur dy vite më parë, kur edhe e ka filluar një fushatë anti-korrupsion.

XS
SM
MD
LG