Ndërlidhjet

Putin: Kievi në rrugë pa dalje


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, i ka bërë thirrje qeverisë ukrainase që t’i ndaloj operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës dhe të ndaloj ushtrimin e presionit ekonomik mbi rajonet separatiste, duke shtuar se Kievi është në “rrugë pa dalje”.

Këto komente, Putin i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për gazetën egjiptiane Al-Ahram, pak para arritjes në Kajro sot.

Sipas një transkripti të intervistës të publikuar nga Kremlini, Putin citohet të ketë thënë se "kushti më i rëndësishëm për stabilizimin e situatës është armëpushimi i menjëhershëm".

Uashingtoni thotë se separatistët në lindje të Ukrainës, i përgjigjen drejtpërdrejtë Putinit dhe se Rusia është mbështetëse e rebelëve.

Uashingtoni thotë se Rusia i ka trajnuar separatistët dhe i ka mbështetur me armë.

XS
SM
MD
LG