Ndërlidhjet

Shpërthime ne Bagdad, së paku 14 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët irakianë të sigurisë dhe punëtorët shëndetësorë thonë se së paku 14 persona janë vrarë sot, si rezultat i sulmeve me bomba në një lagje shiite të Bagdadit.

Policia tha se një sulmues vetvrasës në lagjen shiite Kadhamiyah të Bagdadit, ka vrarë së paku 13 persona dhe plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Vendi ku ka ndodhur sulmi është një vend i shenjtë i shiitëve.

Disa orë pas këtij sulmi, së paku një përson është vrarë dhe shtatë janë plagosur si rezultat i shpërthimit të një bombe në pjesën verlindore të Bagdadit, Husseiniyah.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Më 8 shkurt, qeveria irakiane i ka dhënë fund shtet-rrethimit 12 vjeçar të Bagdadit ndonëse një ditë më parë, si rezultat i disa sulmeve në kryeqytet, janë vrarë më shumë se 30 persona.

XS
SM
MD
LG