Ndërlidhjet

Akuza të rënda ndaj bankës HSBC


Ilustrim
Ilustrim

Banka e dytë më e madhe tregtare në botë, HSBC, po përballet me akuza të rënda për shkak se i ka ndihmuar klientët e pasur nga e gjithë bota që të shmangen nga tatimi për miliona dollarë.

Akuzat ndaj bankës në Zvicër bëhen pas publikimit online të rreth 60 mijë dosjeve sekrete gjatë fundjavës, ku shpalosen detajet të rreth 100 mijë klientëve të bankës, duke përfshirë kriminelë ndërkombëtarë, biznesmenë, politikanë dhe të famshëm.

Dokumentet tregojnë se HSBC i'u ka ndihmuar në mënyrë aktive klientëve të më shumë se 200 vendeve, që të hapin llogaritë sekrete në Zvicër dhë në mënyrë të paligjshme të shmangen nga tatimet.

Dosjet janë vjedhur në vitin 2007 nga një specialist i sigurisë kompjuterike dhe i janë dhënë qeverisë franceze, ndërsa si rezultat i tyre janë zhvilluar hetime në disa vende.

Të ashtuquajturat “Rrjedhat zvicerane” janë marrë gjithashtu edhe nga Konsorciumi i Gazetarëve Hulumtues, përmes gazetës franceze Le Monde.

Dosjet për 60 minuta janë shfaqur edhe në programin amerikan televiziv, në Suddeutsche Zeitung të Gjermanisë dhe tek më shumë se 45 mediume të tjera në botë, duke përsfhirë edhe BBC-në dhe The Guardian.

XS
SM
MD
LG