Ndërlidhjet

logo-print

Putin thotë se në bisedimet me Iranin ka “progres të dukshëm”


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se në negociatat në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamor të Tehranit është bërë “progres i dukshëm”.

“Çështja kryesore është se askush nuk duhet të përpiqet që të marr përfitime të njëanshme nga situata apo për të negocijuar më shumë sesa që është e nevojshme”, ka thënë Putin gjatë një interviste të dhënë për gazetën egjiptiane Al-Ahram.

Komentet nga Putin vijnë një ditë pasi udhheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se ai e mbështet një kompromis “të mirë” në të cilën asnjë palë nuk merr çdo gjë që dëshiron.

SHBA, Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia janë në negociata me Iranin për arritjen e një marrëveshje të përhershme rreth programit bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG