Ndërlidhjet

Taxhikistani arreston 11 islamistë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Autoritete taxhike thonë se i kanë arrestuar njëmbëdhjetë persona që dyshohen se janë pjesë e një grupi të ndaluar islamist.

Ministria e Brendshme tha sot se njëmbëdhjetë burra janë arrestuar në krahinën veriore Sughd.

Hetuesit thanë se të arrestuarit janë pasues të degës Salafi, e cila në vitin 2008 në Taxhikistan ishte shpallur si grup terrorist.

Gjatë dhjetorit, një gjykatë në Taxhikistan i ka dënuar katër burra me burgim, pasi që të njëjtit ishin shpallur fajtorë për pjesëmarrje në grupin e njëjtë.

XS
SM
MD
LG