Ndërlidhjet

Kocijançiq: Pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, ka thënë se pritet që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për hapat e mëtejmë.

Takimi i sotëm në Bruksel do të jetë i pari për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por edhe për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Normalizim marrëdhëniesh, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë pasur një ndërprerje prej pothuajse 10 muajsh, për shkak të zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë dhe Serbi.

XS
SM
MD
LG