Ndërlidhjet

Edhe Malala fiton çmim Grammy


Laureatja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousufzai
Laureatja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousufzai

Akstivistja pakistaneze e arsimit, Malala Yousufzai, njëherësh laureatja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, ka marrë edhe një tjetër çmim prestizgjioz – atë Grammy.

Versioni audio për fëmijë i librit të saj “Unë jam Malala” është shpallur Albumi më i Mirë për Fëmijë në cermenoninë e 57-të ndarjes së çmimeve Grammy.

Audio-libri është rrëfyer nga Neela Vasëani, profesore e leterësisë, e cila ka pranuar çmimin në Llos Angjelles.

Malala ka shkruar librin së bashku me Christina Lamb, korrespondente britanike e luftës, e cila ka mbuluar Afganistanin dhe Pakistanin qysh në fund të viteve 1980.

Në libër përshkruhet lufta e Malalës për edukimin e vajzave në Pakistan, si dhe përpjekja e dështuar e talibanëve për ta vrarë atë në vitin 2012.

Në vitin 2013, revista Time e ka përfshirë Malalën në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

XS
SM
MD
LG