Ndërlidhjet

Abbott i mbijeton votës së mirëbesimit


Kryeministri i Australisë, Tony Abbot

Kryeministri i Australisë, Tony Abbot

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka kërkuar që t’iu jepet fund përçarjeve, pasi i ka mbijetuar votës së mirëbesimit nga partia e tij.

Gjashtëdhjetenjë deputetë të Partisë Liberale kanë votuar në favor të udhëheqjes së tij, ndërsa 39 kundër.

Votimi i brendshëm është zhvilluar pasi sondazhet e opinionit kanë treguar se popullariteti personal i Abbottit ka rënë në pikën më të ulët në pesë vjetët e tij si kryetar partie.

Aboott është përballur me kritika në rritje javëve të fundit, për vendimet e tij politike.

Ai ka kaluar tashmë tre vjet në postin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG