Ndërlidhjet

Egjipti pezullon ndeshjet e futbollit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Egjipt i kanë pezulluar ndeshjet e ligës së futbollit për kohë të pacaktuar, pasi së paku 22 tifozë janë vrarë të dielën në përleshjet me policinë në një staudim të Kajros.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka shprehur “trishtim të madh” për vdekjet dhe ka premtuar hetime.

Premier-Liga e Egjiptit është pezulluar për herë të fundit në shkurt të 2012-ës, pasi 74 tifozë janë vrarë në përleshjet me policinë në Port Said.

Liga ka rinisur vitin pasues, por me një numër të caktuar të tifozëve në stadiume.

XS
SM
MD
LG