Ndërlidhjet

Angazhohet xhandarmëria serbe për ndaljen e migrimit të kosovarëve


Ilustrim

Ilustrim

Për shkak të numrit të shtuar të migrantëve të paligjshëm nga Kosova, xhandarmëria e Serbisë nga sot e tutje do të ndihmojë në shtrëngimin e masave përgjatë brezit kufitar Serbi – Hungari, prej nga emigrantët synojnë të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, u ka thënë gazetarëve në Beograd se “për të mbrojtur kufirin shtetëror, është shtuar edhe numri i patrullimeve të përbashkëta me policinë hungareze”.

Zoti Stefanoviq këto masa të reja i ka publikuar pas një takimi me udhëheqësit e institucioneve të policisë të Gjermanisë, Hungarisë dhe Austrisë.

Pas takimit u bë e ditur gjithashtu se ekspertët gjermanë do të zbarkojnë në kufirin e Serbisë me Hungarinë, për të ndihmuar në zbulimin e, siç kanë thënë, “dokumenteve të falsifikuara”, për të penguar kësisoji migrimin e paligjshëm.

XS
SM
MD
LG