Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Kashmir, vritet një person


Ilustrim

Ilustrim

Demonstruesit anti-Indi janë përleshur sot me forcat e sigurisë në rajonin e diskutueshëm Kashmir, të cilët po protestonin në dy-vjetorin e ekzekutimit të fshehtë të një ish-rebeli në Kashmir.

Si rezultat i dhunës, një person ka mbetur i vdekur dhe së paku një tjetër është plagosur.

Dhuna ka ngjarë në njërën nga shumë protestat që janë mbajtur në rajonin Himalayan.

Policia thotë se forcat qeveritare janë qëlluar me gurë në fshatin Palhalam, në veri të Srinagar.

Qindra policë dhe trupa paramilitare kanë patrulluar në rajonin e administruar nga India, në protestën që është mbajtur në dy-vjetorin e ekzekutimit të Mohammed Afzal Guru, në një burg në Nju Delhi.

Protestuesit thonë se ndaj Guru nuk ka pasur rigjykim të drejtë për akuzat se ai ishte i përfshirë në një sulm në vitin 2001 në parlament, ku kishin mbetur të vdekur 14 persona, përfshirë edhe pesë persona të armatosur.

XS
SM
MD
LG