Ndërlidhjet

Vritet edhe një komandant iranian në Irak


Irak
Irak

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë në Irak.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se Reza Hosseini Moghadam ka qenë në Samara për t’u konfrontuar me militantët e Shtetit Islamik, kur është vrarë më 7 shkurt.

Raportohet se Moghadam ka qenë veteran i luftës Iran/Irak më 1980-1988.

Në dhjetor, edhe një tjetër komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Taghavi, është vrarë po ashtu në Irak.

Teherani ka pranuar se ka dërguar këshilltarë në Irak për të ndihmuar luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG