Ndërlidhjet

logo-print

Itali: 27 migrantë vdesin nga hipotermia


Itali - foto arkivi

Itali - foto arkivi

Roja bregdetare e Italisë ka bërë të ditur se 27 migrantë kanë vdekur në det nga hipotermia.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në bordin e një anijeje kontrabanduese, nga Afrika e Veriut për në Itali.

Komandanti i rojes bregdetare, Filippo Marini, ka thënë se viktimat janë në mesin e mbi 100 njerëzve të tjerë që kanë bërë përpjekje të kalojnë Mesdheun në temperatura të acarta.

Që në fillim të vitit 2014, mbi 150,000 migrantë kanë arritur në Itali me anije kontrabanduese, shumica nga ta refugjatë të luftërave.

XS
SM
MD
LG