Ndërlidhjet

Mogherini shpreson për rezultate pozitive nga dialogu


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e ka cilësuar si të rëndësishëm rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në Bruksel, ajo ka shfaqur shpresën për rezultate pozitive nga ky takim.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sonte në Bruksel, me praninë edhe të Mogherinit.

Më herët, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se temë diskutimi sot pritet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe hapat e mëtejmë në këtë proces.

XS
SM
MD
LG