Ndërlidhjet

Boko Haram rrëmben së paku 20 veta në Kamerun


Militantë të Boko Haramit
Militantë të Boko Haramit

Grupi islamist i Nigerisë, Boko Haram, ka rrëmbyer një autobus në veri të Kamerunit, duke marrë peng së paku 20 persona.

Raportohet se militantët i kanë çuar ata drejt Nigerisë.

Autobusi është marrë pranë zonës së quajtur Koza.

Boko Haram ka përshkallëzuar sulmet jashtë Nigerisë në javët e fundit, duke dalë në Kamerun dhe Niger.

Rebelimi i Boko Haramit gjatë gjashtë vjetëve të fundit ka lënë të vdekur mijëra persona.

XS
SM
MD
LG