Ndërlidhjet

OKB: Talibanët si gangsterë


Afganistan
Afganistan

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se talibanët afganë janë duke vepruar më shumë si gangsterë sesa si pretendues të qeverisë.

Raporti i panelit të ekspertëve që monitorojnë sanksionet kundër talibanëve, thotë se grupi fundamentalist islamik, i cili ka sunduar Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001, duket se ka rritur aktivitetet kriminale, që përfshijnë trafikim të narkotikëve, rrëmbime dhe haraç.

Raporti që i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit, thotë se ky trend ka “pasoja reale” për paqen dhe sigurinë në Afganistan, pasi inkurajon talibanët që përfitojnë nga aktivitetet kriminale të kundërshtojnë çdo pajtim me qeverinë e re.

XS
SM
MD
LG