Ndërlidhjet

logo-print

Shhhh! Samsung mund t’ju përgjojë!


Ilustrim

Ilustrim

Kini kujdes se çfarë shikoni në dhomën tuaj të ndenjës! Televizioni ‘smart’ i Samsungut mund t’ju dëgjojë dhe t’ju shpërndajë informacionet.

Teknologjia për njohjen e zërit te këta televizorë mund të kapë dhe të transmetojë bisedat pranë.

Potenciali për përgjim është zbuluar nga vetë kompania jugkoreane në politikat e saj të privatësisë, që mund të gjenden në ueb-faqen e saj.

Samsung ka thënë se mbledhja e të dhënave ka për qëllim të përmirësojë performancën e TV-së, porse përdoruesit mund ta çaktivizojnë atë.

Sipas kritikëve, kjo karakteristikë të kujton një pajisje në novelën e George Orwellit “1984”, e quajtur ‘telescreen’, që përdorej për të spiunuar qytetarët.

XS
SM
MD
LG