Ndërlidhjet

logo-print

Putin në Egjipt, takon Al-Sisin


Putin dhe Al-Sisi

Putin dhe Al-Sisi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur vizitën dyditore në Egjipt.

Të dyja vendet synojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të diskutojnë çështje madhore të sigurisë rajonale.

Para udhëtimit, Putin e ka përshkruar Egjiptin si “partner të vjetër dhe të besueshëm” të Rusisë.

Putin shihet si mbështetës i rëndësishëm i presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili është kritikuar nga Perëndimi për shtypjen e disidentëve.

Al-Sisi, ish-shef i ushtrisë, është zgjedhur president pasi lideri i mëparshëm, Mohamed Morsi, është përmbysur në vitin 2013.

Qindra mbështetës të ish-presidentit islamist kanë vdekur në përleshjet me policinë dhe shërbimet e sigurisë.

XS
SM
MD
LG