Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq “i habitur” me dekorimin e Ganiqit


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i habitur me dekorimin e anëtarit të Presidencës së Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ejup Ganiq, nga ana e presidentit në largim të Kroacisë, Ivo Josipoviq.

“Ka njerëz që duan t’i shndërrojnë në armiq miqtë e tyre. Unë nuk i përkas këtij grupi të njerëzve. Kurrë nuk do të them diçka kundër boshnjakëve apo kroatëve dhe nuk do të humbas shansin për të ndërtuar miqësi dhe marrëdhënie më të mira në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq, transmeton B92.

Në vitin 2010, Ganiq është arrestuar në një aeroport të Londrës, në bazë të një fletarrestimi të Serbisë.

Serbia e ka akuzuar atë në lidhje me vrasjen e trupave jugosllave në Bosnje, në vitin 1992.

Ganiq ishte liruar pas dhjetë ditësh.

Të hënën, pasi ka marrë dekoratën nga Josipoviq, Ganiq ka thënë se Serbia vazhdon të jetë "problemi kryesor i Ballkanit" dhe se mbështet pozicionin e Kroacisë për të kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG