Ndërlidhjet

Përkujtohen të vrarët e protestës së 10 shkurtit, 2007


Protestat e 10 shkurtit, 2007.

Protestat e 10 shkurtit, 2007.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të bëjë homazhe në 8-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Të dy këta kanë humbur jetën gjatë protestave të kësaj Lëvizjeje, më 10 shkurt të vitit 2007.

Homazhet do të bëhen te varret e dy të vrarëve.

Në protestat e 8 vjetëve më parë, gjatë përplasjes së protestuesve me policinë, pjesëtarët e një njësie policore rumune, nën komandën e policisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara, kanë qëlluar drejt protestuesve me plumba gome.

Pos të vrarëve, në protesta kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra persona.

XS
SM
MD
LG