Ndërlidhjet

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka thënë se Greqia do të kthehet kah Shtetet e Bashkuara, Rusia ose Kina, nëse dështon të arrijë marrëveshje të re të borxhit me Eurozonën.

Kammenos ka thënë se Greqia e ka për obligim të zgjedhë “planin B” nëse propozimet e saj refuzohen.

Greqia po përgatitet të kërkojë marrëveshje të re me kreditorët ndërkombëtarë në një takim të ministrave të Financave të Eurozonës, që do të mbahet të mërkurën.

Qeveria e re greke thotë se kushtet e paketës së ndihmës, në vlerë prej 240 miliardë eurosh, janë shumë të rënda.

Zyrtarët e BE-së deri më tash kanë hedhur poshtë përpjekjet e kryeministrit të ri grek, Alexis Tsipras, për të rienegociuar kushtet e ndihmës.

Një gjë e tillë rrit shqetësimet për daljen e mundshme të Greqisë nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG