Ndërlidhjet

logo-print

Rusia “s’do të konfrontohet ushtarakisht” me SHBA-në


Kreu i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev.

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë Ukrainën me armë, Rusia do të përgjigjet në mënyrë diplomatike dhe jo me aksione ushtarake.

Nikolai Patrushev është cituar nga agjencia ruse TASS të ketë thënë se dërgesat e armëve për Qeverinë e Ukrainës do të ishin përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në këtë vend.

Por, i pyetur për mundësinë e hakmarrjes ushtarake nga Rusia, nëse SHBA dërgon armë për Kievin, Patrushev ka thënë: “Jo, mendoj se do të veprojmë në mënyrë diplomatike”.

Shtetet e Bashkuara, NATO, Bashkimi Evropian dhe Kievi akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave dhe armëve të rënda në lindje të Ukrainës, për të përforcuar rebelët pro-rusë atje.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohon një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG