Ndërlidhjet

Sulmohen shtëpi civile në Ukrainë


Kramotorsk, 10 shkurt 2015.
Kramotorsk, 10 shkurt 2015.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ka numër “të konsiderueshëm” viktimash, pasi raketa Tornado kanë goditur selinë ushtarake dhe një zonë banimi në qytetin lindor Kramatorsk.

Zyrtarët lokalë thonë se së paku pesë njerëz janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur.

Poroshenko i ka thënë parlamentit se sulmi ka goditur disa shtëpi civile dhe selinë e “operacionit antiterrorist”, ashtu siç i referohet Kievi luftës kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Kievi ka thënë se raketat janë hedhur nga zona e Horlivkas, e cila kontrollohet nga rebelët dhe ndodhet rreth 50 kilometra larg Kramatorskut.

Zëdhënësi i rebelëve, Eduard Basurin, ka thënë se forcat e tij nuk e kanë sulmuar Kramatorskun.

Ambadadori i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka dënuar sulmin.

XS
SM
MD
LG