Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten 15 militantë dhe një ushtar


Pakistan

Pakistan

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë thënë se kanë vrarë 15 militantë dhe se kanë humbur një ushtar të tyre në një betejë me armë në provincën jugperëndimore të Baluçistanit.

Përleshja ka ndodhur në qarkun Kharan.

Ushtria ka thënë se tre pjesëtarë të saj po ashtu janë plagosur në luftime.

Baluçistani është strehë e separatistëve që luftojnë për pavarësi dhe pjesë më të madhe të fitimeve nga nafta, gazi dhe mineralet e rajonit.

Kjo provincë po ashtu ka parë dhunë sektare midis sunitëve dhe shiitëve.

XS
SM
MD
LG