Ndërlidhjet

Emiratet rinisin sulmet kundër IS-it


Avionë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Jordani.
Avionë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Jordani.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rinisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Ushtria e Mbretërisë ka thënë se aeroplanët F-16, të vendosur në Jordani, kanë sulmuar sot pozicionet e grupit ekstremist dhe janë kthyer në baza.

Emiratet dhe Jordania janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak që nga viti i kaluar.

Por, Emiratat kanë pezulluar sulmet, pasi IS-i ka kapur një pilot jordanez në Siri, dhjetorin e kaluar.

Piloti është djegur i gjallë, sipas një videoje që ka publikuar IS-i.

XS
SM
MD
LG