Ndërlidhjet

Konfirmohet vdekja e Kayla Mueller, peng i IS-it


Kayla Mueller

Kayla Mueller

Amerikania Kayla Mueller, e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, është konfirmuar të jetë vrarë.

“Me zemër të thyer ndajmë konfirmimin se Kayla Jean Mueller ka humbur jetën”, kanë njoftuar prindërit e saj përmes një deklarate.

“Kayla ka qenë e ndjeshme dhe e përkushtuar për punë humanitare. Ajo ua ka dedikuar gjithë jetën e saj të re atyre që kanë qenë në nevojë për liri, drejtësi dhe paqe”, thuhet në deklaratë.

Deklarata nuk sqaron se si ka mësuar familja për vdekjen e Muellerit apo për rrethanat e vdekjes së saj.

Mueller është kapur në Siri në gusht të vitit 2013.

Javën e kaluar, militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se ajo është vrarë nga një sulm ajror i Jordanisë në Siri.

XS
SM
MD
LG