Ndërlidhjet

Obama konfirmon vdekjen e Kayla Jean Mueller


Kayla Jean Mueller

Kayla Jean Mueller

Presidenti amerikan Barak Obama, e ka konfirmuar vdekjen e 26 vjeçares amerikane, Kayla Jean Mueller, e cila po mbahej peng nga militantët e Shtetit Islamik.

“Pa marrë parasysh se sa kohë nevojitet, Shtetet e Bashkuara do t’i gjejnë dhe do t’i sjellin para drejtësisë terroristët të cilët janë përgjegjës për marrjen rob dhe vdekjen e Kayla”, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Prindërit e Mueller gjithashtu kanë lëshuar deklaratë përmes së cilës kanë njoftuar në lidhje me vdekjen e vajzës së tyre.

Shtëpia e Bardhë tha se familje a Mueller ka marrë mesazh privat më 8 ose 9 shkurt nga IS, me “informata shtesë” rreth vdekjes së Mueller.

Shteti Islamik ka njoftuar më 6 shkurt se Mueller është vrarë gjatë sulmeve ajrore jordanezenë Siri.

XS
SM
MD
LG