Ndërlidhjet

logo-print

Putin dhe Sisi dikutojnë për centralet e energjisë


Vladimir Putin dhe Abdel Fattah el-Sisi

Vladimir Putin dhe Abdel Fattah el-Sisi

Gjatë takimit me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar për ndërtimin e centraleve atomike të energjisë.

Putin tha pas takimit në Kajro, se së bashku me Sisi kanë diskutuar për krijimin e një dege bërthamore atomike në Egjipt.

Zyrtarët egjiptianë dhe ata rusë e kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e centralit në Dabba, i cili do të jetë objekti i parë i kësaj natyre në Egjipt.

Në kohën kur konfliktet në mbarë botën po paraqesin kërcënim për “vlerat civilizuese”, sipas presidentit egjiptian, ai dhe homologu rus janë dakorduar që të kenë qasje të përbashkët në përballimin e situatës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peshkov, ishin pjesë e delegacionit rus në Egjipt.

XS
SM
MD
LG