Ndërlidhjet

Kryegjyqtari rus kundër rikthimit të dënimit kapital


Vyacheslav Lebedev
Vyacheslav Lebedev

Kryetari i Gjykatës Supreme të Rusisë, thotë se ai i kundërshton thirrjet për t’i dhënë fund moratoriumit rus mbi dënimin kapital.

Vyacheslav Lebedev iu tha gazetarëve të martën në Moskë, se nuk ka asnjë arsye për t'i dhënë fund pezullimit të dënimit me vdekje, i cili është vendosur nga Gjykata Kushtetuese në vitin 1999.

Rusia e ka imponuar këtë moratorium pas anëtarësimit në Këshillin e Evropë,s i cili kërkon nga anëtarët që të përmbahen nga ekzekutimet e dënuarve.

Muajin e kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro privimit të Rusisë në të drejtat brenda kuvendit, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Ligjvënësit rusë kanë pyetur nëse Rusia duhet të mbetet pjesë e KE-së pasi Asambleja Parlamentare ia ka privuar Rusisë të drejtat për pjesëmarrje në sesionin e dytë me radhë.

Ligjvënësit nga Partia Liberale Demokratike, e cila udhëhieqt nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky, kanë thënë se nëse Rusisë i ndalohen gjëra të tilla në Këshillin e Evropës, atëherë kjo i mundëson Rusisë që ta rikthej dënimin me vdekje.

XS
SM
MD
LG