Ndërlidhjet

Vazhdohet paraburgimi ndaj Nadia Savchenkos


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Një gjykatë në Moskë e ka zgjatur masën e paraburgimit ndaj pilotes ukrainase Nadia Savchenko dhe atë deri më 13 maj.

Savchenko, e cila është në ditën e 60-të të grevës së urisë duke e kundërshtuar burgosjen e saj, akuzohet se ka gisht në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin konfliktin në Ukrainën lindore.

Savchenko është kapur nga separatistët në qershor të vitit të kaluar, ndërsa në korrik ajo është transferuar në Moskë.

Së fundi ndaj saj është shtuar edhe akuza për kalim ilegal të kufirit.

Avokatët e Nadia Savchenkos, kanë njoftuar se kërkesat e tyre për përjashtimin nga rasti të gjyqtarit, Artur Karpov dhe për ta liruar me kusht klienten e tyre, janë hedhur poshtë nga gjykata

Ilya Navikov, avokate e pilotes, tha sot se Rusia pa të drejtë ligjore po e mban Nadia Savchenkon në burg.

XS
SM
MD
LG