Ndërlidhjet

Llogaria e Twitterit sulmohet nga hakerët pro-IS


Ilustrim

Ilustrim

Llogaria Newsweek e rrjetit social Twitter është sulmuar nga hakerët sot.

Ata kanë postuar mesazhe kërcënuese ndaj familjes së Presidentit amerikan Barak Obama dhe kanë shkruar mesazhe në mbrojtje të Shtetit Islamik.

Grupi i cili e ka identifikuar vetën si “CyberCaliphate” ka thënë se “janë duke e shikuar” Obamën dhe familjen e tij dhe i urojnë atyre “Një Shën Valentin të gjakosur”.

I njëjti grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në llogarinë në Twitter-it të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, më 12 janar.

Grupi gjithashtu tha se ka marrë informacione të Pentagonit që ishin në llogarinë “newsweek” e cila ka 2.51 milionë ndjekës.

Postimet e grupit janë fshirë pas rreth 20 minutash.

XS
SM
MD
LG