Ndërlidhjet

Në Minsk nis takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, OSBE-së dhe përfaqësuesit e separatistëve që mbajnë një pjesë të territoreve në lindje të Ukrainës, kanë arritur në Minsk dhe e kanë filluar takimi e “Grupit të Kontaktit”.

Ambasadori i Rusisë në Ukrainë, Mikhail Zurabov, ish-presidenti ukrainas Leonid Kuchma, përfaqësuesi special i OSBE-së, Heidi Tagliavini dhe Denis Pushilin kryetar i vetshpallur i Donjeckut në Ukrainë, kanë arritur të gjithë në Minsk.

Grupi i Kontaktit e ka prodhuar edhe marrëveshjen e armëpushimit më 5 shtator, marrëveshje e cila nuk ka arritur që t’i jap fund dhunës në lindje të Ukrainës.

Grupi i Kontaktit po takohen sonte në prag të një samiti të propozuar nga udheqësit e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, që është planifikuar të mbahet gjatë të mërkurës në Minsk.

XS
SM
MD
LG