Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i Jashtëm grek nësër viziton Moskën


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Me ftesë të homologut të tij rus, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, do të qëndroj gjatë ditës së nesërme në Moskë.

Takimi përkon me ditën kur pritet të mbahet një samit në Minsk ku marrin pjesë udhheqësit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, që ka për qëllim arritjen e një marrëveshje për ndaljen e krizës në Ukrainë.

Takimi në Moskë vjen gjithashtu në ditën kur ministrat e financës të shteteve të Eurozonës takohen në Bruksel për të biseduar rreth përpjekjeve greke për rinegocijimin e borxhit.

Qeveria e re greke ka qenë e hapur që nga fillimi për të krijuar lidhje të ngushta me Rusinë.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka thënë se Greqia do të kthehet kah Shtetet e Bashkuara, Rusia ose Kina, nëse dështon të arrijë marrëveshje të re të borxhit me Eurozonën.

Zyrtarët e BE-së deri më tash kanë hedhur poshtë përpjekjet e kryeministrit të ri grek, Alexis Tsipras, për të rienegociuar kushtet e ndihmës.

XS
SM
MD
LG