Ndërlidhjet

logo-print

DASH mirëpret marrëveshjen Kosovë - Serbi


Shtetet e Bashkuara përshëndetën marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës.

Departamenti amerikan i shtetit vlerësoi edhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për suksesin e takimeve në kuadër të dialogut të nivelit të lartë më 9 dhe 10 shkurt në Bruksel.

Zëdhënësja e DASH-it, Jen Psaki tha se kjo marrëveshje shënon një hap përpara në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm dhe të fortë të të dyja palëve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në prill të vitit 2013.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm të gjitha palët në këto përpjekje.

XS
SM
MD
LG