Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Putin bisedojnë rreth krizës


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se më 10 shkurt se presidenti Barak Obama e ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për situatën në Ukrainën lindore.

Obama ka kërkuar nga Putin që të gjendet një zgjidhje paqësore e konfliktit, i cili sipas Kombeve të Bashkuara deri më tani ua ka marrë jetën mbi 5 mijë e 358 personave.

Thirrja për arritjen e paqes nga Obama është bërë një ditë pasi që Putin së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, të takohen në Minsk.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se “çmimet për Rusinë do të rriten”, në çoftë se Moska vazhdon të dërgoj trupa dhe armë në lindje të Ukrainës.

Kremlini ka njoftuar se Putin dhe Obama kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje politike përkitazi me krizën.

Obama gjatë të martës ka bisdeduar edhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, të cilin edhe e ka ngushëlluar për vdekjen e civilëve gjatë sulmeve të djeshme në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG