Ndërlidhjet

DASH konfirmon mbylljen e ambasadës në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë mbyllur ambasadat në Jemen, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë dhe zaptimit të kryeqytetit Sanaa nga një grup rebel Shi'it.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara e kanë mbyllur ambasadën në Jemen.

Britania disa orë pas njoftimit të DASH, ka bërë të ditur se ambasada angleze në Sanaa, është mbyllur dhe është larguar personeli.

Pas kësaj, edhe ambasada franceze ka njoftuar se do t’i mbyllë dyert e ambasadës më 13 shkurt dhe do të këkroj nga përfaqësuesit që të largohen nga Jemeni.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët amerikanë kanë thënë në kushte anonimiteti, se misioni amerikan në kryeqytetin Sanaa do t’i pezullojë të gjitha aktivitetet derisa të përmirësohen kushtet

Punonjësit e ambasadave britanike, franceze dhe gjermane kanë njoftuar gjithashtu se janë duke e përshpejtuar përfundimin e disa procedurave para se të vendosin rreth mbylljes.

Rebelët Huthi e kanë marrë qytetin Sanaa në shtator, ndërsa muajin e kaluar e kanë pushtuar pallatin presidencial.

Presidenti Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe qeveria e tij, kanë dhënë dorëheqje.

XS
SM
MD
LG