Një samit i propozuar për 11 shkurt në kryeqytetin bjellorusian pritet të zhvillohet sot, ndërsa në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Holland,e e kanë në plan që të takohen sot me presidentin rus Vladimir Putin dhe me atë ukrainas, Petro Poroshenko.
Perspektivat e këtij takimi mbeten të pasigurta për shkak të luftimeve në rritje në lindje të Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se më 10 shkurt presidenti Barak Obama e ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për situatën në Ukrainën lindore.
Obama ka kërkuar nga Putin që të gjendet një zgjidhje paqësore e konfliktit, i cili sipas Kombeve të Bashkuara deri më tani ua ka marrë jetën 5 mijë e 358 personave.
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se “çmimet për Rusinë do të rriten” në çoftë se Moska vazhdon të dërgoj trupa dhe armë në lindje të Ukrainës.
Luftimet janë intensifikuar për shkak të përpjekjes së rebelëve që të marrin nën kontroll edhe territore të tjera në lindje të Ukrainës.
Zyrtarët thanë se separatistët pro-rusë, gjatë të martës kanë gjuajtur me raketa në një zonë të banuar me civilë, ku kanë mbetur të vdekur së paku 15 civilë.