Ndërlidhjet

Obama bisedon me presidentin kinez


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka zhvilluar një bisde telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët kanë biseduar rreth çështjeve kibernetike.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më 10 shkurt se Obama e ka përsëritur angazhimin e tij për respketimin e plotë të traktatit bilateral për investime.

Të dy udhëheqësit janë dakorduar që të punojnë së bashku për çështje të tjera të siguruisë, duke përfshirë edhe negociatat me Iranin.

Obama e ka ftuar presidentin kinez për një vizitë në Uashington më vonë gjatë këtij viti.

Pas kësaj bisede, agjencia kineze e lajmeve Xinhua, ka njoftuar sot se Xi për herë të parë do t’i vizitoj Shtetet e Bashkuara gjatë muajit shtator të këtij viti.

XS
SM
MD
LG