Ndërlidhjet

Franca thotë se takimi i Minskut është “shansa e fundit”


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katër-palësh mbi konfliktin në Ukrainë, ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura.

Teksa luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar dhe vetëm nga sulmet e djeshme të rebelëve janë vrarë nëntëmbëdhjetë civilë, Fabius tha sot se takimi i Minskut “është shans i fundit”.

Takimi në Minsk në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande, presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Komentet e tij, ministri i jashtëm francez i ka bërë sot për radion shtetërore franceze.

Putin ka kërkuar zgjidhjen e disa problemeve dhe përfundimin e disa çështjeve, para mbajtjes së takimit në Minsk.

XS
SM
MD
LG