Ndërlidhjet

Ministria e Shëndetësisë: Është siguruar terapia për Tulareminë


QKUK, foto nga arkivi
QKUK, foto nga arkivi

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se është siguruar terapia në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, për trajtimin e rasteve të prekura nga Tularemia.

Instituti kombëtar i Shëndetit Publik, ka shpallur epidemi në nivel vendi nga kjo sëmundje, e cila ndryshe njihet edhe me emrin “Ethet e Lepurit”. Shfaqet kryesisht te brejtësit, kurSE te njerëzit bartet përmes kafshimit nga insektet dhe ekspozimit ndaj një kafshe të infektuar, përmes ushqimit apo ujit.

Vetëm në muajin janar të këtij viti janë regjistruar 206 raste të Tularemisë.

Epidemia e fundit e kësaj sëmundjeje në Kosovë është shënuar në vitet 2001-2002.

IKSHP ka bërë të ditur se rastet e Tularemisë janëregjistruar gjithsejt në 19 komuna, me 88 vatra. Zzonat më të prekura këtë vit janë Vushtrria, Obiliqi dhe Skënderaj, ndërsa Prizreni dhe Suhareka kanë paraqitje më të vogël të rasteve.

XS
SM
MD
LG