Ndërlidhjet

NBC suspendon prezantuesin Brian Williams


Brian Williams

Brian Williams

Rrjeti televiziv amerikan NBC e ka suspenduar për gjashtë muaj pa pagesë nga puna prezantuesin e famshëm të lajmeve, Brian Williams.

Ai është suspenduar pasi që ka pranuar se një histori që e ka treguar rreth një helikopteri që është sulmuar gjatë luftës në Irak, nuk ishte e vërtetë.

Udhëheqësi i NBC, Steve Burke, ka thënë më 10 shkurt se Williams e ka vënë në rrezik “besimin që miliona amerikanë kanë ndaj lajmeve të televizionit NBC” ndërsa veprimet e tij i ka quajtur "të pafalshme".

Williams ka dhënë versione të ndryshme rreth një përvoje në ditët e para të luftës në Irak, në vitin 2003.

Ai tha kohëve të fundit se helikopteri në të cilin kishte hipur ai, ishte sulmuar.

Pas kritikave se Williamsh nuk kishte qenë askund në afërsi të helikopterit që ishte sulmuar, Williams e ka pranar se versionet e tij janë të pavërteta.

Williams është shikuar nga rreth nëntë milionë amerikanë çdo natë dhe thuhet se ka fituar rreth 10 milionë dollarë çdo vit.

XS
SM
MD
LG